Sporti

Armando Broja shënon përsëri, vazhdon shkëlqimin në Holandë

05/02/2021 10:03
nga:Mergim Rreci

Armando Broja vazhdon shkëlqimin në Holandë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Viteses, në huazim nga Chelsea.

Sulmuesi i Kombëtares, ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e djeshme, në ndeshjen që Vitese fitoi 2-1 ndaj Zvollës.

Broja pas një asisti perfekt nga Bruns në minutën e 27-të, është shkëputur në drejtim të portës kundërshtare dhe e ka mposhtur portierin, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës dhe duke shënuar kështu golin e parë të ndeshjes.

Ky është goli i 11-të sezonal për Brojën, 10 në kampionat dhe 1 në Kupë, teksa duket se nuk ka ndërmend të ndalet