Lajme

Portugalia lehtëson masat anti Covid

05/01/2021 22:40
nga:Y I

Portugalia ka hapur të shtunën kufijtë tokësorë me Spanjën dhe ka nisur fazën e fundit të programit për lehtësim të masave kundër koronavirusit.

Mirëpo masat e marra kanë ndihmuar në ulje të numrit të të infektuarve pasi të premten, për herë të dytë gjatë javës, nuk është regjistruar asnjë viktimë me koronavirus.

Përveç heqjes së kontrolleve kufitare, orët e hapjes së kafiterive, restoranteve dhe qendrave kulturore janë zgjatur, sidomos në fundjavë.

Dasmat dhe organizimet tjera mund të organizohen sërish, ndonëse me 50 për qind të kapaciteteve nëpër restorante.Virologu Pedro Simas ka thënë se pandemia brutale që ka goditur Portugalinë në dimër ka qenë “një nga valët që është kontrolluar më së shpejti në botë”.

Rreth 22 për qind e popullsisë portugeze me 10 milionë banorë, ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit./dritare.net

​36 viktima dhe 214 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut