Lajme

Kosovarët zgjedhin Shqipërinë për të kaluar fundjavën, radhë të gjata në pikën kufitare të Morinës

05/01/2021 19:49
nga:Y I

Kolona të gjata automjetesh ka patur këtë të shtunë nga Kosova në drejtim të territorit të Shqipërisë.

Pandemia nuk i pengon qytetarë kosovarë që të shkojnë në Shqipëri për të kaluar fundjavën në bregdet, favorizuar edhe nga moti i ngrohtë.

Nisur nga kjo situatë, në kufi u punua me 6 sportele shtesë, por megjithatë qytetarët kanë pritur në radhë për shumë minuta.

Sipas policisë kufitare deri paraditen e së shtunës në Shqipëri hynë më shumë se 5 mijë qytetarë ndërsa fluks të ngjashëm pati edhe të premten.

/dritare.net/

Nuk kishte asnjë problem shëndetësor, ndahet nga jeta 28 vjeçari i infektuar me Covid-19