Sporti

Ky do të jetë pasuesi i Klodian Duros te Feronikeli

05/01/2021 18:55
nga:Mergim Rreci

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Feronikelit, bën me dije se ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin Klodian Duro.

“Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro” thuhet brenda saj, përcjell GazetaBlic.

Vendin e tij do e marrë tekniku Faruk Elashani.