Sporti

Klodian Duro “shpërthen” pas ndeshjes: Drita përdori taktika edhe jashtë fushe, nuk mund të luajmë ndaj këtij kundërshtari

05/01/2021 17:16
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro ka folur pas humbjes nga Drita.

Duro bëri akuza të rënda ndaj kundërshtari ku tha se kjo skuadër po përdor edhe taktika jashtë fushe, përcjell GazetaBlic.

“Kur arbitri thotë se gaboi pa dashje, sepse edhe ai është njeri dhe mund të gaboj, atëherë jemi gjithçka në rregull. Por, në tri ndeshjet sa kam drejtuar Feronikelin, Drita ka përdorur taktikë edhe jashtë fushe dhe është e papërballueshme për ne që të luajmë kështu ndaj këtij kundërshtari” tha fillimisht Duro.

Më pas ai foli edhe rreth ndeshjeve të mbetura në këtë edicion.

“Ne do të luftojmë deri në fund, sepse Feronikeli e meriton të jetë pjesë e Superligës. E meritoi të ishte edhe pjesë e finales së Kupës” tha Duro.

/GazetaBlic/