Sporti

Dy gjyqtarë italianë akuzojnë kolegët e tyre për manipulim të rezultateve, dorëzojnë dosjet e tyre në prokurori

05/01/2021 16:03
nga:Mergim Rreci

Një stuhi e vërtetë mund të ndodhë në sistemin e referimit italian, teksa dy gjyqtarë që gjykojnë në Serinë B kanë dorëzuar në prokurorinë e Romës një padi kundër kolegëve të tyre duke i akuzuar se manipulojnë komisionin e arbitrave me arsyen e ngjitjes në sistemin e arbitrimit Serinë A.

Daniele Mineli dhe Nikolo Baroni janë dyshja e cila ka marrë guximin të dorëzojë në prokurori një dosje me 7 faqe.

Sipas asaj që raporton “La Repubblica” arsyeja e vërtetë është se gjyqtarët manipulojnë komision mbikqyrës të arbitrave në mënyrë që këta të fundit tu japin nota të larta me qëllim promovimin në Serinë A.

Në dosje përfshihen dhe biseda me mesazhe të gjyqtarëve ku flitet për ndryshim vlerësimi. Në këtë çështje është përfshirë dhe Federata italiane e futbollit e cila ka kërkuar që procesi të jetë sa më i pavarur dhe produktiv.