Sporti

Taulant Xhaka rikthehet pas një kohe të gjatë nga lëndimi

05/01/2021 14:51
nga:Mergim Rreci

Taulant Xhaka është rikthyer në fushë me një program të veçantë.

Mesfushori i Kombëtares u dëmtua në gushtin e kaluar dhe disa muaj më vonë, bëri edhe ndërhyrjen kirurgjikale. Vetëm prej pak ditësh, mesfushori ka arritur të kthehet në fushë për të kryer programin e specializuar.

Referuar testeve që ka kryer mesfushori, ka shanse që të mund të luajë këtë sezon në ndonjë prej takimeve të fundit. Mirëpo, trajneri i skuadrës për të mos e rrezikuar futbollistin kuqezi ka mohuar çdo mundësi aktivizimi:

“Xhaka po stërvitet me një program të specializuar dhe kam të dhëna që është duke ecur me ritme të kënaqshme. Mirëpo, nuk bëhet fjalë për ta rrezikuar këtë sezon. Fokusi i tij është vetëm sezoni i ardhshëm”, është shprehur Patrik Rahmen.