Sot zhvillohen tri ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll.
Kampioni në fuqi, Drita e pret në Gjilan skuadrën e Feronikelit, shkruan GazetaBlic.
Pritet një ndeshje shumë interesante me dy skuadrat që synojnë fitoren edhe pse luajnë për objektiva të ndryshme.
Këto janë formacionet zyrtare.
Drita: Maloku, Limani, Jamal, Cuculi, Blakçori, B.Shabani, Vucaj, Fazliu, Alidema, Xh.Shabani, Haxhimusa.
Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Thaqi, Malaj, Hoxha, Dabiqaj, Pllana, Milickovic, Da Sila, Maliqi, Simonovski.
/GazetaBlic/


