Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim ish-eurodeputetin gjerman, Knut Fleckenstein

05/01/2021 13:51
nga:M K

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në vizitë miqësore ish-deputetin e Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein, thuhet në një komunikatë nga zyrja e kryeministrit.

Ish-eurodeputeti është anëtar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë dhe mbështetës i kahmotshëm i kryeministrit Kurti.

Në takimin që u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Punës ata trajtuan shumë tema, me theks të veçantë socialdemokracinë.

Kryeministri Kurti e njoftoi z.Fleckenstein për vizitën e tij në Bruksel dhe takimet e shumta që pati atje me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, komisionerë dhe eurodeputetë.

Ish-eurodeputeti Fleckenstein e përgëzoi kryeministrin Kurti për vizitën e suksesshme dhe i dëshiroi sukses në realizimin e planeve për reforma në shumë fusha, që do t’i hapnin rrugën zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të vendit, thuhet ndër të tjera në njoftim.

LEXO EDHE:

“Përveç Osmanit e Kurtit, edhe Meta e Rama mund të garantojnë mbrojtjen në liri të Thaçit”