Lajme

Shpërthen makina bombë në Afganistan, humbin jetën 27 persona, plagosen 60 të tjerë

04/30/2021 22:34
nga:Y I

27 persona kanë mbetuur të vdekur nga shpërthimi i një makine bombë në provincën Logar të Afganistanit.

Sipas mediave të huaja, shpërthimi ndodhi pranë një hoteli në kryeqytetin e provincës, Pul-e Alam.

Sakaq, kreu i këshillit provincial, Hasibullah Stanekzai, tha si pasojë e shpërthimit të makinës bombëu plgaosën 60 persona.

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha se rreth 40 njerëz u dërguan në spital, disa prej tyre në gjendje kritike.

Motivi për shënjestrimin e rezidencës civile mbetet i paqartë, ndërkohë që policia po merret me hetimin e ngjarjes.

Dhuna në Afganistan ka qenë në rritje javëve të fundit.

Dy javë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe NATO-ja kanë njoftuar se do t’i tërheqin trupat e tyre nga Afganistani deri më 11 shtator, për t’u dhënë fund dy dekadave të pranisë së huaj ushtarake në këtë vend. /Ora News/