Lajme

“Lëvizja e Kurtit për t’i hyrë garës politike në Shqipëri ishte e rrezikshme”

04/30/2021 20:09
nga:Y I

Publicisti Uk Lushi e ka quajtur të rrezikshme lëvizjen e kryeministrit Albin Kurti për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Lushi përveç kësaj, ka thënë se është për “afrimin e shqiptarëve dhe bashkimin” por duke pasur më shumë koordinim.

“Jo, nuk mendoj që është momentumi gjeopolitik për arsye se ne jemi në posit të dobët fatkeqësisht. Në njërën anë e shoh si të rrezikshme lëvizjen e Kryeministrit Kurti për të hyrë në garë politike në Tiranë, natyrisht që unë jam për afrimin e shqiptarëve kudo, edhe për bashkimin. Mirëpo, ky është edhe problem historik që na përcjell neve gjithmonë, ne po jemi të përpërgatitur dhe më pas po na ndodhin gjërat. Pavarësia e Kosovës nuk është e vërtetë që ka qenë vullnet i plot i shqiptarëve, i popullatës shumicë të Kosovës as të rajoneve të tjera ku ka shqiptarë, qoftë Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Në kohën e presidentit Rugova ne kemi pasur koordinim më të mirë politik dhe taktik e strategjik me shqiptarët në këto shtete, se sa sot. Idealisht, ky bashkim do të duhej të vinte në faza dhe shkrirje që nuk do të shkaktonte tensione, sepse çdo bashkim shkakton tensione, si në rastin e dy Gjermanive. Këtë e shohim edhe në Amerikë e cila ka filluar me 13 koloni dhe sot është një shtet jashtëzakonsiht i fuqishëm, këto dallime ekzistojnë”, ka thënë ai në Demokracia.com.

Serwer u dërgon mesazh Kurtit e Vuçiqit përpara se të fillojë dialogu