Lajme

“Kurti po e fillon dialogun bazuar në “Non-paper”-in e fundit”

04/30/2021 18:01
nga:Y I

Ish-këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, përmes një shkrimi në Facebook po thotë se Kurti po e fillon dialogun bazuar në “Non-paper”-in e fundit, raporton Gazeta Blic.

Tutje ai duke ironizuar thotë se të njëjtit i mjafton vetëm Besnik Bislimi dhe nuk e di ç’ka iu deshën edhe dy ish-këshilltarë të Hashim Thaçit dhe dy ish-ambasadorë të emëruar prej tij.

“Kurti po e fillon dialogun bazuar në “Non-paper”-in e fundit. Edhe aty shkruante që një takim do të organizohej në qershor të vitit 2021. Nime ky i fundit dukej sikur ta kishte shkruar Besnik Bislimi, njeriu me IQ-në më të lartë në Kosovë. Boll e ka vetëm Besnikun! – nuk e di çka iu deshën edhe dy ish-këshilltarë të Hashim Thaçit dhe dy ish-ambasadorë të emëruar prej tij” shkruan Behramaj në facebook.

Njoftimi i plotë:

Kurti po e fillon dialogun bazuar në “Non-paper”-in e fundit. Edhe aty shkruante që një takim do të organizohej në qershor të vitit 2021. Nime ky i fundit dukej sikur ta kishte shkruar Besnik Bislimi, njeriu me IQ-në më të lartë në Kosovë. Boll e ka vetëm Besnikun! – nuk e di çka iu deshën edhe dy ish-këshilltarë të Hashim Thaçit dhe dy ish-ambasadorë të emëruar prej tij.

Kurti u shfaq aq parimor në Bruksel, saqë u zotua se do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura, me kundërshtimin dhjetëvjeçar të të cilave erdhi në pushtet!