Lajme

Haxhiu njofton se kanë ulur pagesën për paraqitjen e provimit të Jurisprudencës nga 100 në 50 euro

04/30/2021 15:37
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se është ulur shuma e pagesës për kandidatët që paraqesin provimin e Jurisorudencës, raporton Gazeta Blic.

Haxhiu ka thënë nga shuma 100 euro që ka qenë deri tani kandidatët do të paguajnë vetëm 50 euro.

“Ndër prioritetet tona është po ashtu edhe krijimi i kushteve sa më të mira për juristët e rinj të cilët nesër synojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që do të japin kontribut në interesin publik”

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të kompetencave të mia, sot kam ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës. Kemi ulur deri në 50% këto pagesa.

Nga shuma 100 euro sa kanë paguar deri tani, kemi vendosur që kandidatët që hyjnë në Provim të Jurisprudencës të paguajnë shumën prej 50 euro.

Ndër prioritetet tona është po ashtu edhe krijimi i kushteve sa më të mira për juristët e rinj të cilët nesër synojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që do të japin kontribut në interesin publik.