Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti rreth dokumenteve për ecurinë e dialogut Kosovë Serbi gjatë kohës së qeverisjes së Avdullah Hotit shkruan Gazeta Blic.
Abdixhiku në një postim në Facebook ka shkruar se të gjitha materialet i janë dorëzuar qeverisë akrtuale dhe se sipas tij nëse ëhstë e nevojshme ato dokumente, LDK mund t`i dërgoj sërish në zyrën e kryeministrit të Kosovës.
Reagimi i plotë
Kryeministër,
Të bësh politikë është një gjë. Të bësh viktimën kur s’je i tillë është e panevojshme – është dobësi.
Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltërt që pason me dorështrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim. E ke pozicionin politik të Kosovës, e analizën e ekspertëve – të njëjtëve që i ke angazhuar tani për konsultim.
Nëse s’i mbanë mend, ke mundur të pyesësh. Nëse i ke humbur, ke mundur t’i kërkosh sërish.
Nëse të janë dashur informata shtesë nga njerëzit e mi në LDK, jemi pesë minuta larg në Prishtinë. S’jemi të huaj kur është në pyetje vendi. E duam barabartë të gjithë.
Ke mundur ta bësh secilin hap ndryshe përveç ankimit para miqve jashtë. Trego përgjegjësi. S’je më opozitë. Tani je Kryeministër. Udhëheq si i tillë.



