Sergio Ramos u stërvit me shokët e tij të Real Madrid për ditën e dytë me radhë përpara ndeshjes së Los Blancos në LaLiga Santander me Osasuna të shtunën në “Alfredo Di Stefano”.
Ramos synon që të fillojë kundër Chelseas të mërkurën e ardhshme në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të Real Madrid, dhe atij mund t’i jepen disa minuta kundër Osasunas në këtë fundjavë, përcjell GazetaBlic.
Ai është njëri ndër pikat kryesore në mbrojtjten e Realit dhe mungesa e tij natyrisht ishte e qartë edhe në goalt e pranuar nga Los Blancos.
Në këtë konferencëm e sotme edhe trajneri Zidane konfirmoi se kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos, është i gatshëm për të luajtur përsëri.
“Ramos është i gatshëm dhe ai do të jetë me ne nesër”, ka thënë Zidane, duke lënë të nënkuptojë se Ramosi do të ketë minutazh.
/GazetaBlic/


