Sporti

Arti Hajdari flet para ndeshjes me Pejën: Jemi të fokusuar maksimalisht, pres që ndeshja të vendoset në minutat e fundit

04/30/2021 13:44
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e radhës gjysmëfinale në Superligën e Basketbollit.

Peja e pret Ponte Prizrenin, kurse Rahoveci do të udhëtojë për në Suharekë për t’u ndeshur me Golden Eagle Yllin.

Dy ndeshjet e para të zhvilluara në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, prodhuan spektakël të madh Ponte Prizrenit dhe Pejën që morën nga një fitore dhe tashmë shifrat janë të barabarta 1 me 1.

Basketbollisti i Ponte Prizrenit, Art Hajdari ka folur për GazetaBlic Sport para kësaj ndeshje.

Hajdari tha se do të hyjnë maksimalisht të fokusuar dhe poashtu pret që kjo ndeshje të vendoset në minutat e fundit.

“Pres një lojë të bukur nga dy skuadrat si në ndeshjet e kaluara, ku publiku më të vërtetë është duke e shijuar një derbi. Ne do të hyjmë të fokusuar makimalisht dhe do mundohemi të kryejmë detyrat e dhëna nga trajneri. Uroj që në fund të fitojë më i miri, ku prapë pres që fati i kësaj ndeshje do të vendoset në minutat e fundit të lojës“, tha Hajdari për GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që ndeshja e sotme zhvillohet në ora 17:00.

/GazetaBlic Sport/