Sipas La Gazzetta dello Sport, Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventus.
Mediumi italian shkruan se Ronaldo caktoi agjentin e tij Jorge Mendes me detyrën për të gjetur një klub të ri për sezonin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic.
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka përjashtuar një kthim në Santiago Bernabeu dhe Manchester United mbetet një opsion për 36-vjeçarin.
Sidoqoftë, Ronaldo do të duhet të ulë pagën e tij prej 31 milion euro në vit nëse dëshiron të largohet nga Juventusi dhe një lëvizje jashtë Italisë do ta detyronte atë të paguante më shumë taksa për të ardhurat nga kontratat e sponsorizimit.
Në fakt, i ashtuquajturi ‘Dekreti i Rritjes’ e lejon atë të paguajë vetëm 100,000 € taksa për çdo të ardhur nga jashtë.
Sipas raportit, qëndrimi i Ronaldos ka ndryshuar që kur Juventusi u përball me eliminimin e Ligës së Kampionëve.
Ronaldo gjithmonë ka pasur tendencën të mos rri me shokët e tij të ekipit jashtë fushës, përveç Carlo Pinsoglio, dhe ka gëzuar më shumë liri gjatë seancave stërvitore sesa shokët e tij të skuadrës.
Ylli portugez nuk ka arritur të shënojë në tre ndeshjet e fundit në Serie A dhe u duk vetëmohues në barazimin 1-1 të Juventusit kundër Fiorentina fundjavën e kaluar.
/GazetaBlic/


