Sipas The Sun, Everton po mbyll një marrëveshje prej 35 milion £ (49 milion dollarë) për Philippe Coutinho.
Toffees dëshiron ish-yllin e Liverpool-it dhe tashmë po punon shumë në këtë drejtim, përcjell GazetaBlic.
Braziliani vazhdimisht në deklaratat e tij ka thënë se është krenar për kohën që ka kaluar tek Liverpool, megjithatë tashmë një kalim tek rivali më i madh i kësaj skuadre natyrisht që nuk do të ju pëlqente tifozëve të “The Reds”.
Braziliani, 28 vjeç, ka pasur një kohë të mjerueshme që kur u largua nga Anfield për në Spanjë për 145 milion.
Barca u përpoq ta shiste atë 18 muaj më vonë, por ai përfundoi i huazuar në Bayern Munchen.
Sezoni i Coutinhos përfundoi shumë herët, pasi ishte operuar në fillim të këtij muaji dhe nuk do të luajë më këtë sezon.
/GazetaBlic/


