Chelsea mund të synojë transferimin e Romelu Lukaku këtë verë pavarësisht një çmimi prej 105 milion (146 milion dollarë / 121 milion euro) të vendosur nga Inter.
Lukaku ka arritur një nivel të ri në Itali gjatë dy sezoneve të fundit, duke shënuar 44 gola në kampionat dhe duke siguruar 11 asistime. Ai është shumë më lart se lojtari që ishte para një kohe në Stamford Bridge, dhe ai mund të shihet si lloji i sulmuesit që do të ofronte zgjidhje në fazën e sulmit, sipas Daily Mail, përcjell GazetaBlic.
Ai nuk është i vetmi opsion transferimi për “Blutë”, pasi Harry Kane dhe Erling Haaland janë poashtu nën “radarin” e skuadrës londineze.
/GazetaBlic/


