Lajme

Kastrati – Nagavcit: Është punë e komunës ta bëjë organizimin për mësim plotësues

04/30/2021 00:20
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, pasi kjo e fundit ka propozuar një vendin për mësim plotësues në këtë komunë.

Kastrati në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se Ministria ka të drejtë që ta bëjë planin plotësues, por është punë e Komunës që ta bëjë organizimin.

“Tash kur u bë ministre u takuam së bashku dhe diskutuam se si t’ia bëjmë që ta bëjmë mësimin plotësues. Unë tregova që jam i gatshëm që të bëj çdo gjë përveç që mos të kthehet gjendja siç ka qenë”.

“Atëherë ministrja tha që është e gatshme ta bëjë planin e mësimit plotësues dhe u koordinuam se në çështjen e organizimit nuk ka të drejtë të ndërhyhet”.

“Ne ia bëmë asaj disa propozime dhe ajo nuk ishte e interesuar. Unë i thash që të deklaroni publikisht që kjo është reformë e duhur dhe ajo tha se nuk pajtohet për një gjë të tillë”.

“Bëri një komision ku prapë hyri në kompetencat tona. Në fund ajo nxjerri një vendim ku hyri në kompetencat tona dhe u mundua që të shkaktojë hamendje”.

“Ne i thamë që po pajtohemi, përderisa ministria merr një vendim që ka të bëjë me komunën; atëherë duhet të mbështesë edhe financiarisht”.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të tij.