Manchester United dhe Roma do të përballen sot në kuadër të gjysmëfinaleve të Europa League.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar rikthimin e dy lojtarëve para ndeshjes së Europa League ndaj Romës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai e ka konfirmuar rikthimin e sulmuesit anglez, Marcus Rashford dhe mbrojtësit qendror, Eric Bailly.
“Po të dy janë rikthyer. Ky është një lajm shumë i mirë”, ka thënë Solskjaer.
“Ata do të jenë të lumtur për rikthimin në Old Trafford, fatkeqësisht nuk ka tifozë që ti mirëpresin ata”, ka përfunduar trajneri norvegjez.
/GazetaBlic Sport/


