Sporti

E ardhmja e Dybalas varet nga kualifikimi në Champions League

04/29/2021 18:29
nga:L J

E ardhmja e Dybalas në Torino varet kryesisht në kualifikimin e “Zonjës së Vjetër” në Ligën e Kampionëve.

Juventus rrezikon kualifikimin në Champions League, pasi janë duke luftuar për një vend me 3 skuadra si Napoli Milan dhe Lazio, shkruan GazetaBlic Sport.

Kontrata e argjentinasit skadon në vitin 2022, kurse sulmuesi ende nuk e ka vazhduar kontratën me skuadrën nga Torino.

Raportimet nga Italia thonë se Juventus mund të detyrohet të vendos sulmuesin 27 vjeçar në shitje për të balancuar financat e klubit.

/GazetaBlic Sport/