Lajme

Rektori i Universitetit të Gjakovës nuk di të shkruaj shqip

04/29/2021 18:24
nga:Gazeta Blic

Nuk janë të rralla rastet kur liderë politik, profesorē univesitetesh e profesionistë bëjnë gabime drejtshkrimore të cilat bëhen pa vetëdije, apo se nuk e kanë idenë se si shkruhet.


Edhe rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani, ka bërë gabime të shumta drejtshkrimore.

Ai në një status në Facebook, në vetëm disa rreshta ka bërë gabime të shumta, përcjell Gazeta Blic.

Nimani në statusin ku njoftonte se ka nënshkruar “Magna Carta Universitatum” në emër të Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës, shkronjën “ë” e ka zëvendësuar me shkronjën “e” duke bërë kështu që statusi i tij të mos dukej bukur, e sidomos kur vije nga dikush që është në pozitën e tij.

Ndonëse këtë ai mund ta ketë bërë me vetëdije, përsëri gabimet janë aty./Gazeta Blic