Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë pritur sot në takim Shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneral Brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovë, Larry Henry.
Në këtë takim u diskutua për prioritetet e Ministrisë së Mjedisit, si dhe bashkëpunimin me KFOR-in për çështje me interes të përbashkët.
Si çështje kryesore në takim u diskutua për zonat e mbrojtura të natyrës, gjendjen mjedisore, si dhe ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Të dy palët shprehën gatishmërinë e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit në çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin.


