Sporti

Pas rezultateve negative, reagojnë ‘Intelektualët’: Drita nuk dorëzohet kurrë

04/29/2021 15:43
nga:L J

Skuadra e Dritës ka lëshuar pikë në dy ndeshjet e fundit dhe kësisoj ka mbetur në vendin e tretë në garën për titullin e Superligës së Kosovës.

Drita humbi nga Prishtina 2-1 në Gjilan dhe më pas lëshoi pikë ndaj Besës, duke barazuar 1-1, transmeton lajmi.net. Me këto rezultate negative, skuadra nga Gjilani ka mbetur në kuotën e 65 pikëve, një më pak se Prishtina dhe dy më pak sesa lideri i Superligës, FC Ballkani.

Pas këtyre rezultateve, tifogrupi i Dritës ‘Intelektualët’ kanë reaguar përmes rrjetit social ‘facebook’ duke thënë se Drita nuk dorëzohet kurrë.

“Kalaja e Dritës nuk mposhtet kur ajo humb por mposhtet kur dorëzohet, e Drita nuk do të dorëzohet kurrë, ne gjithmonë do të luftojmë. We don’t give up, we fight together”, shkroi mes tjerash grupi i Intelektualëve.

Drita do të luajë ndeshjen direkte me Ballkanin që mund të vendosë përfundimisht titullin.