Sporti

Hashani: Nuk duhet të ketë tolerime ndaj dhunës në futbollin kosovar e as krahasime të tilla si në ndeshjen e djeshme

04/29/2021 14:35
nga:Mergim Rreci

Anlisti i mirënjohur i futbollit kosovar, Erdin Hashani është prononcuar në lidhje me dekalratën e djeshme nga Llapi.

Ballkani triumfoi ndaj Llapit me rezultat 1 me 0 në ndeshjen e djeshme.

Ishte një ndeshje shumë interesante që u vendos nga goli i Blendi Baftiut, shkruan GazetaBlic.

Në pjesë e parë kishte disa probleme në mes dy skuadrave ku pati edhe përplasje nga të dyja kampet atje ku Kushtrim Gashi dhe Ahmed Januzi u ndëshkuan me karton të kuq.

E në lidhje me këtë ngjarje pas përfundimit të pjesës së parë ka reaguar skuadra e Llapit.

Në reagimin e tyre thuhej se nuk e kanë të qartë se a janë në Suharekë apo në Serbi.

Hashani tha se duhet që komsionet të veprojnë e të mos ketë tolerime ndaj dhunës në futbollin kosovar.

“Kjo është ajo që tashmë lidhen gjërat, mos të harrojmë se në Ligën e Dytë kemi pas dhunë ku kanë hyrë tifozët e skuadrës vendase për t’i sulmuar lojtarët mysfairë, në këtë rast po flas mes Fushë Kosovës dhe Vjosa nga Shtimja. Nuk kemi pasur asnjë dënim nga Komisioni i Garave që kanë toleruar aq shumë sa që ma nuk çuditem une nëse shohim dhunë ne stadiume, vetëm uroj që të mos ketë viktima se atëherë do të jetë shumë vonë. Po e lidhi me këtë, sepse kur është puna për dhunë nuk duhet të ketë tolerime, duhet të jetë toleranca zero dhe kush krijon dhunë duhet të ketë denimin e merituar“, tha fillimisht Hashani për GazetaBlic Sport.

Ai tha se ky krahasim nuk duhet të përdoret asnjëherë dhe futbolli duhet të jetë një sport që bashkon dhe çdo humbje duhet të merret me sportivitet.

“Prandaj komisionet duhet të jenë shumë shumë vigjilente në përfundim të kampionatit, sepse do të ketë shumë presion sidomos ato skuadra që kanë investu shumë. Mendoj se ky vlersim është ekzagjeruar pak, sepse e pamë se çfarë ndodhi. Asnjë krahasim nuk bëhet kurrë me regjimin e Serbisë dhe nuk duhet që të krahasohet ose të merret shembull. Mos të harrojmë që sporti është që t’i bashkojë njerëzit dhe jo që të përdoret dhunë ose të ketë ndarje apo edhe këso krahasime. Çdo humbje duhet të merret me sportivitet. Uroj që më mos të ketë gjëra të tilla edhe pse une jam skeptik për këtë”, përfundoi Hashani.

/GazetaBlic/