Lajme

Kurti takohet me Borrellin, konfirmon pjesëmarrjen në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor më 18 Maj

04/29/2021 14:22
nga:M K

Kryeministri i Kosovës do të jetë i pranishëm në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimore me datën 18 të muajit të ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar vetë Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, pak pas takimit me Josep Borrell, përcjell GazetaBlic.

Kurti gjithashtu i ka premtuar përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për punë të jashtme gatishmërinë për dialog.

Më poshtë edhe postimi i plotë i kryeministrit:

“Projekti i BE-së për paqe, demokraci dhe mirëqenie nuk duhet të merret i tillë. Ai duhet të mbrohet. Përfaqësuesin e lartë Borell e sigurova për gatishmërinë për dialog dhe konfirmova pjesëmarrjen në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor me 18 Maj në Bruksel”, shkroi ai.

LEXO EDHE:

Paralajmëron Teuta Sahatqija: ‘Non-paper’ duhet të kundërshtohen pasi rrezikojnë shtetësinë e Kosovës

/GazetaBlic/