Ditën e djeshme ka qarkulluar një informacion që Preisdenti i Dritës, Valon Murseli do të largohet nga kjo skuadër.
Sipas atyre informacioneve kjo gjë po ndodhte për shkak të ofendimeve të vazhdueshme që ai kishte pranuar nga tifozët e kësaj skuadre, shkruan GazetaBlic.
Megjithatë, në një postim në faqen zyrtare të klubit, ai mohoi këto zëra dhe tha se nuk e ka ndërmend që të largohet nga skuadra dhe se llogaritë e plota ky klub i bën në fund të sezonit.
Ky është postimi i plotë.
Te dashur INTELEKTUAL besnik dhe ju adhurues të futbollit.
Klubi jonë FC DRITA në dy ndeshjet e fundit nuk ka marrë rezultate pozitive duke e vështirësuar shumë rrugën drejt mbrojtjes së titullit Kampion!
Jemi të vetëdijshëm që këto rezultate negative tek disa tifozë e kanë zbehur besimin për suksese, por DRITA edhe në vitet më të lavdishme të saja, ka kaluar nëpër këso llojë pengesash e presione dhe nuk ka pasur forcë që e ka ndalu drejt qëllimit të saj.
Sot jemi edhe ne të zhgënjyer së bashku me ju për këto rezultate negative andaj edhe ju kërkojmë falje, sepse futbolli i ka të gjitha rezultatet andaj ne si një ekip Kampion i vendit duhet ta pranojmë çdo rezultat!
Duke pas parasyshë angazhimet e mija familjare dhe të bizneseve gjithandej nëpër botë, tash e një vitë kam menduar tërheqjen nga posti i presidentit të klubit por asnjehere nga aksionet qe kam në klub!
Në këto momente jemi të fokusuar tërësisht në ndeshjet e radhës dhe dorheqja ime nuk bëhet fjalë tani, sepse ne logaritë i bëjmë në fund të sezonit!
Klubi do të jetë në duar të sigurta dhe do të vazhdojë sigurt drejtë synimeve tona të përbashkëta edhe për shumë vite!
Forca DRITA
Me respekt,
Valoni