Sporti

Milani merr vendim në lidhje me trajnerin Pioli

04/29/2021 12:18
nga:Mergim Rreci

Milan thuhet se ka vendosur të vazhdojë me Stefano Pioli edhe nëse nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Disa raportime në Itali pretenduan se Milani mund të shkarkonte Piolin nëse skuadra kuq e zi nuk kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic.

Rossonerët aktualisht janë të barabartë në pikë me Juventusin dhe Napolin, por janë jashtë katër më të mirëve për diferencën e golave.

Mes spekulimeve në lidhje me të ardhmen e Piolit në Milanello, Tuttosport raporton se klubi tashmë ka vendosur të vazhdojë me ish-trajenrin e Fiorentinës.

Gazeta pretendon se Pioli vetë është i bindur se mund ta drejtojë Milanin në Ligën e Kampionëve, por nënvizon se klubi nuk e konsideron ndarjen nga taktiku edhe në rast se nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Kontrata e Pioli skadon në qershor 2022 dhe të dy palët pritet të respektojnë marrëveshjen aktuale.

/GazetaBlic/