Skuadra e Arbërisë ka fituar tre pikë të arta në xhiron e 31’të të Superligës së Kosovës, pas fitores 0-1 ndaj Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Arbëria tani ndodhet në vendin e parafundit, por vetëm dy pikë larg barazhit, shkruan GazetaBlic Sport.
Mesfushori i Arbërisë, Dior Zabërgja tha se atmosfera është e jashtëzakonshme në klubin nga Dobraja, sidomos pas fitores ndaj Feronikelit.
“Atmosfera në skuadrën tonë edhe para ndeshjes me Feronikelin ka qenë shumë e mirë, por sidomos pas asaj fitore shumë të rëndesishme tani atmosfera është akoma më e mirë, jemi afruar më shumë kundërshtarë në vetëm dy pikë dhe gjjthçka është e hapur tashmë”, tha fillimisht Dior Zabërgja.
Ai thotë se ndeshja ndaj Gjilanit do të hetë shumë e vështirë, por synojnë fitoren.
“Po, tani në fundjavë luajmë kundër Gjilanit, një ekip shumë i organizuar dhe me lojtarë shumë cilësorë, do jetë shumë e vështirë, por normalisht si në ndeshjet tjera edhe në këtë ndeshje do hyjmë t’i marrim pikët e plota, pastaj çfarë na sjell ndeshja do e shohim të shtunën. Mirëpo qëllimi ynë janë tre pikët për shkak se çdo pike e fituar tani është jetike për ne”, vazhdoi Zabërgja.
Në fund, Zabërgja potencoi se gjasat për mbijetesë janë reale.
“Gjasat janë reale si për ne ashtu për kundërshtarët afër që i kemi, gara është e hapur, unë jam shumë optimist se do të mbijetojmë. Besoj që Arbëria edhe sezonin tjetër do luajë në Superligë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


