Manchester United mbetet i interesuar për anësorin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho dhe kanë vazhduar të flasin me përfaqësuesit e tij, pretendon 90min.
Djajtë e Kuq nuk arritën të transferojnë lojtarin anglez në vitin 2020, por interesi është vendosur të rindizet 12 muaj më vonë, përcjell GazetaBlic.
Sancho ka qenë i lënduar që një kohë të gjatë dhe nuk ka qenë i pranishëm në ndeshjet e skuadrës së Borussia Dortmund, megjithatë në rikthimin e tij ai la menjëherë gjurmë.
Ai ka zhvilluar 101 ndeshje dhe ka shënuar 36 gola për “milionerët”.
/GazetaBlic/


