Sonte zhvillohen dy ndeshjet e gjysmëfinales në Europa League.
Manchester United dhe Roma do të përballen në “Old Trafford”, përcjell GazetaBlic.
Të dy skuadrat kanë treguar paraqitje fantastike në këtë edicion të Europa League dhe pritet që edhe sonte të ofrojnë një ndeshje shumë të rivalizuar e interesante mes tyre.
Në anën tjetër, Arsenali ka udhëtuar për në Spanjë për t’u përballur me skuadrën e Villarreal.
Unai Emery rikthehet të jetë kundër skuadrës së tij, me trajnerin spanjoll që konsiderohet si specialist i kësaj gare.
Të dy ndeshjet do të fillojnë nga ora 21:00.
/GazetaBlic/


