Lajme

Edhe Sadri Ferati reagon për pagesën e rrymës në veri: Është vendim jo i drejtë

04/29/2021 00:37
nga:Gazeta Blic

Kompania publike ‘KOSTT’ ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi edhe 11 milionë euro për mbulimin e humbjeve për prodhim të energjisë në pjesën veriore të Kosovës.

Sadri Ferati, ish ministri i Pushtetit Lokal, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që ky vendim nuk është i drejtë.

“Shtrirja e pushtetit në veri dhe normalizimi i situatës aty, ka qenë sfidë kjo dihet. Mirëpo, viteve të fundit vazhdimisht kemi pasë një avancim të shtrirjes së pushtetit në veri dhe normalizimit të situatës. Ky vendim sot, në njëfarë forme e mban gjendjen që ka qenë dhe ajo është një gjendje e padrejtë pasi ai qytetar i cili shpenzon duhet edhe ta paguajë shpenzimin. Pra, rrymën ujin dhe të gjitha shërbimet tjera”.

Ferati tha që presin nga Qeveria që të ketë strategjinë për raportin me veriun.

“Nëse ky është një vendim i përkohshëm edhe mund ta kuptojmë, por ne presim që shumë shpejt kjo qeveri ta ketë strategjinë se si do të sillet në raport me veriun, në raport me shtrirjen e pushtetit të plotë dhe në raport me normalizimin e situatës dhe të funksionojë edhe ajo pjesë e Kosovës”.