Lajme

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

04/28/2021 23:31
nga:Gazeta Blic

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ku si pasoj gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmi për “Gazeta Blic”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Policisë në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Nga informatat fillestare, një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 22:40, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Kçiq, tri vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit gjashtë(6) persona kan kërkuar tretman mjeksëor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.