Manchester City ka triumfuar në ndeshjen e parë ndaj PSG.
Skuadra e Pep Guardiolas fitoi ndeshjen e parë me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas fitores ka folur lojtari i Cityt, Kevin De Bruyne për BT Sport.
“Ishte një lojë me dy gjysma. Ne kemi filluar mirë në 10 minutat e para, por PSG është një ekip i pabesueshëm dhe ka një cilësi të shkëlqyer përpara. Ishte turp mënyra se si pranuam. Pas kësaj ata patën disa shanse të vogla. Pas 25 minutash ne ndryshuam mënyrën e presionit dhe u bë më mirë. “Pjesa e dytë ishte shumë, shumë më mirë. Ne i vumë nën presion. Goli i parë ishte pak me fat me mënyrën si u realizua, por ne luajtëm futboll të shkëlqyeshëm dhe bëmë mirë”, tha Kevin De Bruyne.
/GazetaBlic Sport/


