Manchester City ka triumfuar në ndeshjen e parë ndaj PSG.
Skuadra e Pep Guardiolas fitoi ndeshjen e parë me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes ka folur Marquinhos për RMC.
“Është e vërtetë që në pjesën e dytë ne ishim shumë larg performancës së mirë, nuk mund të dilnim nga pjesëfusha jonë, ekipi i Cityt ishte më agresiv, ata luajtën më mirë. Duhet të jemi më konsistentë në të dyja pjesët në ndeshjen tjetër, na kanë mbetur 90 minuta por duhet të bëjmë më mirë për të arritur në finale”, tha Marquinhos.
/GazetaBlic Sport/


