James Rodriguez është shumë pranë rinovimit të kontratës së tij me skuadrën e Everton.
Marrëveshja aktuale e mesfushorit kolumbian skadon në 2022, por Carlo Ancelotti është i interesua ta mbajë atë në Goodison Park për një vit shtesë, përcjell GazetaBlic Sport.
James ka bërë përshtypje gjatë sezonit të tij të parë në Premier League, duke regjistruar gjashtë gola dhe katër asistime në 22 ndeshje për Everton.
Ai ishte në mesin e futbollistëve më të rëndësishëm tek skuadra e Ancelottit në këtë edicion.
/GazetaBlic Sport/


