Kryeministri Albin Kurti është takuar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kurti tha se takimi ishte konstruktiv dhe se ai i bëri të qartë se dialogu duhet të jetë i barabartë dhe të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja.
“Diskutim konstruktiv me Miroslav Lajçak. Unë riafirmova që dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë. Ai duhet të pranojë realitetin dhe të vërtetën, të jetë i barabartë dhe të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja“, ka shkruar Kurti në Twitter./ Gazeta Blic
Constructive discussion with EUSR @MiroslavLajcak.
I reaffirmed that dialogue must be principled and well prepared. It must accept the reality and the truth, be equal and address unresolved issues, not create new ones. pic.twitter.com/ACGMZFI0tN— Albin Kurti (@albinkurti) April 28, 2021


