Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Ballkani triumfoi ndaj Llapit me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic.
Blendi Baftiu shënoi golin e fitores për skuadrën e Bledi Shkëmbit.
Ishte një ndeshje shumë e rivalizuar që prodhoi edhe përplasje dhe përleshje mes dy skuadrave në pjesën e parë .
Drita nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Besës në Brestovik. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1.
Me barazim u përmbyll edhe ndeshja në mes Gjilanit dhe Drenicës.
/GazetaBlic/


