Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Prishtina ka triumfuar ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3 me 1, shkruan GazetaBlic.
Krasniqi shënoi golin e parë për skuadrën nga kryeqyteti, kurse Leotrim Kryeziu shënoi dy golat e tjerë për skuadrën e Zekirja Ramadanit.
Në anën tjetër, Arbnor Muja shënoi golin e vetëm për Trepçën ’89.
Drita nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Besës në Brestovik. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1.
Me barazim u përmbyll edhe ndeshja në mes Gjilanit dhe Drenicës.
/GazetaBlic/


