Lajme

Hoxhaj takohet me ambasadorin norvegjez në Kosovë, diskutojnë mbi çështjen e dialogut

04/28/2021 15:32
nga:Y I

Ud.i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, është takuar gjatë ditës së sotme me ambasadorin norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl, shkruan Gazeta Blic.

Hoxhaj ka bërë me dije se me ambasadorin norvegjez kanë diskutuar mbi situatën politike në vend.

“Në këtë takim, folëm për temën e dialogut Kosovë – Serbi, ku potencova se marrja e të gjitha përgjegjësive në këtë proces nga ana e qeverisë duhet të ndodhë dhe të ketë një transparencë të plotë për të gjitha zhvillimet në Bruksel” shkruan Hoxhaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Gjatë ditës kam takuar ambasadorin norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl, me të cilin kemi diskutuar rreth situatës aktuale politike në vend.

Në këtë takim, folëm për temën e dialogut Kosovë – Serbi, ku potencova se marrja e të gjitha përgjegjësive në këtë proces nga ana e qeverisë duhet të ndodhë dhe të ketë një transparencë të plotë për të gjitha zhvillimet në Bruksel.

Po ashtu, diskutuam me ambasadorin për situatën e rënduar shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia dhe ecjen e PDK-së si partia më e madhe në opozitë në kuptim të profilizimit të saj, hapjes, opozitarizmit dhe sjelljen politike në raport me shtetndërtimin.