Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro nuk po kalon momente të mira në qytetin e Drenasit.
Duro, kryetrajneri i Feronikelit ka hasur në reagime të shumta ndaj tij, pas krizës së madhe që klubi i tij po kalon në këtë stinor, shkruan GazetaBlic Sport.
Të fundit që kanë kërkuar largimin e tij janë edhe tifozët “Tigrat e Zi”, të cilët kërkojnë që Duro të respektojë vendimin e tyre.
“Duro prej që ka ardh në klub me secilin prej stafit të klubit është përleshur, nuk ka inkuadruar lojtarë në lojë edhe është i gatshëm për “budallakina” të veta! Normal që Feronikeli këndellet me largimin e Duros, por duhet presidenti të bëjë ndryshime edhe tek kryesia dhe të kthehet klubi si ka qenë, e jo këtë gjendje të mjerushme. Shpresojmë që të rikthehemi ne si tifozë në tribuna dhe të rikthehet klubi jonë aty ku e kemi vendin, si klub me traditë. Respekti jonë është për çdo lojtarë që ka mbajtur vesh fanellen tonë deri më tani. Secili trajner që ia kemi kerkuar dorëheqjen, e ka respektuar vendimin tonë, ne presim qe edhe Duro ta respektojë”, kanë thënë nga kryesia e “Tigrave të Zi” për mediumin tonë.
/GazetaBlic Sport


