Lajme

Kurti fillon vizitën në Bruksel, takon homologun belg

04/28/2021 11:59
nga:Q R

Kryeministri Albin Kurti ka filluar vizitën e tij dy ditore në Bruksel, me takimin bilateral me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo.

Kurti ka shkruar në Twitter se janë pajtuar me homologun e tij që të rrisin bashkëpunimin ekonomik.

“Fillova vizitën time dy ditore në Bruksel, shtëpinë e institucioneve evropiane me takimin bilateral me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo. Ndava me të prioritetet për vendet e punës dhe drejtësinë, angazhimin tonë për BE-në dhe bëra thirrje për liberalizimi të vizave. Ne u pajtuar që të rrisim bashkëpunimin ekonomik”, ka shkruar Kurti.