Qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka vendosur të vazhdojë të luajë akoma, por Zonja e Vjetër ende nuk i ka ofruar atij një rinovim të kontratës.
Corriere di Torino raporton se kapiteni i Bianconerëve synon të vazhdojë karrierën dhe ka vendosur që ai të mos tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.
Por në rast se nuk rinovon me Juventus, Chiellini tashmë ka thënë publikisht se ai nuk do të luajë diku tjetër në Itali apo Evropë.
36-vjeçari ka luajtur 14 herë në Serie A këtë sezon dhe është paraqitur në 531 ndeshje me Bianconerët.
/GazetaBlic Sport


