Sporti

Ish gjyqtari i njohur spanjoll: Goli i Benzema ishte i parregullt

04/28/2021 09:11
nga:L J

Andujar Oliver, ish-gjyqtar spanjoll, beson se goli i Karim Benzema të martën në ndeshjen Real-Chelsea (1-1) duhet të ishte anuluar.

Në minutën e 29-të, Marcelo dërgoi një krosim në shtyllën e dytë drejt Casemiro i cili fitoi duelin e tij ajror me spanjollin, Cesar Azpilicueta. Në atë kohë, kapiteni i ‘Blues’ menjëherë protestoi se ai u faulua nga mesfushori brazilian. Topi i Casemiro më në fund gjeti Eder Militao i cili e devijoi atë drejt Benzema, e në fund përfundoi në rrjetë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai gol nuk duhet të ishte pranuar”, tha Oliver për Marca.

“Casemiro bën faul pasi u mbështet te Azpilicueta para se Militao të ndihmonte Benzema për të shënuar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport