Lajme

Foto/ Dalin pamje të reja nga aksidenti i rëndë në Prishtinë

04/28/2021 00:17
nga:Gazeta Blic

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë ku mbetën të lënduar tre persona.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 23:00 në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë përfshirë dy automjete”, thuhet në komunikatë.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga ky aksident: