Sporti

Tuchel: Reali kishte vetëm një gjysmërast, ne duhet të fitonim

04/27/2021 23:35
nga:L J

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur pas barazimit 1-1 me Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, Tuchel tha se skuadra e tij luajti mirë dhe mund të fitonte, ndërsa potencoi se nuk e lejuan Real Madridin të rrezikonin portën e tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne e filluam ndeshjen shumë mirë, me shumë guxim dhe cilësi. Ne e meritonim të fitonim në pjesën e parë, kishim raste. Fatkeqësisht ata shënuan nga një gjysmë rast dhe nuk kishin asgjë tjetër, nuk lejuam asnjë rast të rrezikshëm”, tha Tuchel për BT Sports.

“Ishte një rezultat zhgënjyes në pjesën e parë. Ne duhej të qëndronim të qetë dhe të mos humbnim besimin. Pjesa e dytë ishte shumë taktike, ju mund të shihnit se ne jemi pak të lodhur. Kishim vetëm disa ditë për të rikuperuar një tjetër ndeshje të vështirë jashtë. Ne duhet të pranojmë rezultatin 1-1.”

“Goli ishte i merituar dhe ne duhet të kishim shënuar të paktën një më shumë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport