Lajme

Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohen tre persona

04/27/2021 23:21
nga:Gazeta Blic

Kanë mbetur të lënduar tre persona si pasojë e një aksidenti në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Në aksident ishin të përfshira dy automjete, kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për “Gazeta Blic”.

“Sot rreth orës 23:00 në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku jane perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti