Ish lojtari i Real Madridit, Manchester Cityt dhe Chelseat, Steve McManaman tha se skuadra e Chelseat duhet ta kishte fituar takimin e sotëm, pasi kishte diçka më shumë nga loja.
Real Madrid dhe Chelsea luajtën baraz 1-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
McManaman beson se Real Madridi duhet t’i gëzohet barazimit.
“Unë mendoj se nga Real Madrid do të jenë të lumtur me rezultatin. Kur ta shikoni tërë ndeshjen, unë mendoj se Chelsea duhej të kishte fituar sonte dhe ata do të zhgënjehen”, tha shkurtimisht Steve McManaman për BT Sports.
/GazetaBlic Sport


