Lajme

Ra nga kati i tretë i një hoteli, 21 vjeçarja nga Peja në gjendje të rëndë shëndetësore

04/27/2021 22:12
nga:Y I

Një 21 vjeçare ka rënë nga ndërtesa e një hoeteli në Pejë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” shefi i Intensives në QKUK, Shaqir Uka.

Uka ka thënë se lëmdimet janë serioze por për momentin gjendja e saj është stabile.

“Eshtë sjellë parapraklisht nga Spitali i Pejës në Qendrën Emergjente ku janë kryer të gjitha ekzaminimet. Eshtë sjellë pastaj në orët e pasdites në mjekimin intensiv qëndror ku vazhdon të marrë tretmanin e mëtutjeshëm mjekësor. Lëndimet janë serioze, por për momentin paraqitet një gjenjde stabile, sa i përket parametrave vital të cilat na jemi duke i përcjell. Eshtë duke flet barna, edhe e kyqur me aparatet e frymarrjes” tha Uka për Gazeta Blic

Përfundon numërimi në Durrës, PS fiton 8 mandate, PD merr 6